Loading…
Fotografia në Facebook e nxori në gjyq për vrasjen që kreu para 50 vitesh
  • 14/11/2017 | 22:59

...

Një njerk e kishte mbajtur sekret vdekjen e një fëmije të vogël për 50 vjet, para se të akuzohej nga drejtësia britanike, transmeton Gazeta Metro.


71 vjeçari David Dearlove gjithnjë kishte thënë që foshnja 19 muajshe Paul Booth kishte vdekur si pasojë e një aksidenti kur kishte rënë nga shtrati në tetor të vitit 1968. Por, ai tash akuzohet që djalin e kishte vrarë duke ia përplasur kokën në një mur të shtëpisë, 50 vjet më parë.

Fotografia në Facebook në kohën kur foshnja 19 muajshe ishte vrarë

Krimi nuk ishte raportuar gjithë këto vite, deri kur vëllai i foshnjës së vdekur, Peter, më 2015 kishte parë një fotografi në faqen e njerkut në Facebook, të cilën David e mbante si kujtim për djalin e vdekur.

Më pas, Peter kishte treguar që në fakt ai e kishte parë vet vrasjen e foshnjës më 1968, por kujtimet i ishin kthyer me të parë fotografinë në Facebook. Ai tha që personalisht e kishte parë Davidin teksa e kishte kapur foshnjën nga këmbët dhe duart dhe ia kishte përplasur kokën në mur.

Ai e lajmëroi këtë në polici dhe hetimet filluan menjëherë, kurse aktakuza për këtë vrasje u ngrit pak kohë më parë. Plaku, që kishte qenë njerku i foshnjës, u arrestua nga policia dhe u vu para drejtësisë për krimin e kryer pesë dekada më parë e që u zbulua nga vëllau i foshnjës, pasi e pa një fotografi në Facebook ku David kishte dalë me djalin e gruas së tij. /gazetametro.net

71 vjeçari i arrestuar për vrasje

Peter Booth, që zbuloi vrasjen

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë