Loading…
Fotografia ‘selfie’ ia merr jetën çiftit
  • 13/06/2018 | 08:26

...

Një çift ka vdekur pasi ka bërë një fotografi selfie në një vend të bukur turistik të Portugalisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Metro.

Çifti nga Britania dhe Australia kanë rënë nga një mur prej nga mund të shihej një pamje piktoreske e plazhit të Praia dos Pescadores në Ericeira, një vend jashtëzakonisht i bukur në pjesën perëndimore të Portugalisë.

“Gjithçka tregon që personat kanë rënë nga muri ndërkohë që po tentonin të bënin selfie”, kanë thënë autoritetet portugeze, duke shtuar që në vendin e ngjarjes u gjet një telefon.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit humbin jetën nga pakujdesia duke tentuar që të marrin pozicione sa më të mira për fotografinë selfie. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë