Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë më së shumti buxhet për ushtrinë brenda vitit. Në bazë të të dhënave, SHBA’ja shpenzon para në ushtri më shumë se 9 shtetet që gjenden prapa saj në listë marrë së bashku, duke përfshirë Rusinë e Kinën, transmeton Gazeta Metro.
Në një përmbledhje të artikujve më të mirë të vitit 2017, Business Insider ka ripublikuar disa fotografi shumë interesante dhe të jashtëzakonshme, ku shihen ushtarët amerikanë në fusha e situata të ndryshme gjatë stërvitjeve.
Fotografitë spektakolare tregojnë edhe për së afërmi fuqinë e madhe të amerikanëve në këtë fushë, si superfuqia më dominuese në botë. /gazetametro.net