Loading…
Francën nuk e sulmoi vetëm Uruguaji: Lloris gati e përpiu insektin në fushë
  • 06/07/2018 | 23:19

...

Portieri i kombëtares franceze, Hugo Lloris, nuk është përballur vetëm me rivalitetin e kombëtares së Uruguajit gjatë duelit të sotëm në çerekfinalen e Botërorit të Rusisë, transmeton Gazeta Metro.

Pamjet e kamerave kanë kapur momentin kur një insekt që më pas është identifikuar si pilivesë ka shkuar drejt e në fytyrën e portierit të Francës, duke prodhuar një moment komik për shikuesit.

Në Rusi po mbretërojnë temperatura relativisht të larta dhe insektet janë shtuar në muajt e verës, duke bërë që edhe stadiumet të mbushen me insekte.

Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në një ndeshje të kombëtares së Anglisë, ku futbollisti anglez Jesse Lingard u përball me një grumbull të madh insektesh që nuk e linin rehat.

Franca fitoi ndeshjen ndaj Uruguajit ndërsa në gjysmëfinale do të luajë ndaj Belgjikës që mposhti Brazilin në çerekfinale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë