Loading…
Francezët kërkojnë zdrukthëtarë e bukëpjekës, këto janë kushtet
  • 08/02/2018 | 22:25

...

Nëse nuk e keni problem të ftohtin, Instituti francez i Shkencës mund të ketë një punë për ju.


Gjegjësisht, Instituti i Shkencave “Paul-Emile Viktor” ka bërë një konkurs publik për 40 vende pune në gjashtë baza në Arktik dhe Antarktik.

Kushtet janë njohja e frëngjishtes dhe kërkohet kimistë, zdrukthëtarë, bukëpjekës dhe profesione të tjera.

“Shkencëtarët vazhdimisht na kërkojnë  mekanikë apo mjeshtri të ndryshëm, por ne kemi mungesë të tille sepse  ata nuk i dinë këto profesione”, ka thënë Andre Marel drejtor i institutit.

Ata dëshirojnë të kenë më shumë femra në bazat e tyre polare, sepse prej 30 personave që janë atje, vetëm 6 prej tyre janë femra, transmeton gazetametro.net

Kandidatet potencial duhet që patjetër të bëjnë një kontrolle shëndetësore.

“Duhet të jenë fizikisht në gjendje gatishmërie për çfarëdo misioni, por edhe psiqikisht të gatshëm për të jetuar në vende të izoluar dhe me rregulla që duhet të jenë ekstreme”, tregon Marek.

Sa i përket temperaturave, në Antarktik gjatë dimrit ajo mund të bjerë deri në -80.

“Gjatë dimrit nuk ka kthim në shtëpi”, theksohet në konkursin e shpallur./gazetametro.net

http://www.institut-polaire.fr/language/en/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë