Loading…
Fshati gjerman që u shit një “copë bukë”
  • 12/01/2018 | 10:40

...

Alwine, një fshat i vogël në zonën rurale të Brandenburgut, dy orë larg Berlinit dhe i vendosur në Gjermaninë Lindore u shit për një “copë bukë”.


Këshilli lokal i i qytezës Uebigau-Ëahrebruck e hodhi në ankand dhe pranoi ofertën më të mirë, që ishte 160 mijë euro për të blerë 16 mijë metër/katrorë sipërfaqe në të cilën është ngritur fshati.

Këshilli thotë se ishte i detyruar që ta merrte këtë vendim për shkak se 15 rezidentët e moshuar që kishin mbetur ende në këtë fshat e kishin të pamundur që të mirëmbanin ndërtesat e tjera dhe infrastrukturën e rrugore.

Blerësi mbetet anonim, por autoritetet shpresojnë që përmes kësaj shitjeje t’i japin një tjetër hov turizmit në këtë fshat piktoresk, i themeluar në shekullin e 19-të si bazë për minatorët e minierave pranë. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e Gjermanisë Lindore dhe ashtu si shumë prona të tjera u shtetëzua.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinjtë e Hitlerit, u trajnuan rreth Alwine dhe të burgosurit e luftës u burgosën aty pranë. Pastaj ra perdja e hekurt dhe u bë pjesë e Gjermanisë Perëndimore.

Deri në bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990, të gjitha pronat e Alwine, që dikur kishte rreth 50 banorë, ishin në pronësi të një uzine të briketës së thëngjillit, më e vjetra në Evropë.

Disa banorë lokalë kishin punuar atje që nga vitet 1960, tha Andreas Claus, kryebashkiaku i Uebigau-Wahrenbrueck, pjesë e të cilës është Alwine. Fabrika u mbyll në vitin 1991 dhe shumë njerëz u larguan. Të rinjtë larguan drejt Gjermanisë Perëndimore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë