Loading…
Fshati i Kosovës që ‘fle’ mbi ujëra shërues, njerëz të shumtë e përdorin këtë ujë për sëmundje | VIDEO
  • 26/05/2018 | 08:50

...

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale, raporton tv dukagjini, përcjell Gazeta Metro.


Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit thotë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka thënë se të shumë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike etj.

‘Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj’, tha ai.

Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Ndryshe, nasalasit, banorë të këtij fshati njihen si njerëz punëtorë dhe me tokë të pëlleshme në fushën e Anomravës dhe ata kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori./Gazetametro.net

Fshati Nasalë, fshat që 'fle' mbi ujëra shërues

Sot, ju dërgojmë në njërin nga fshatrat e Gjilanit. Bëhet fjalë për Nasalën, fshat ky i cili “fle” mbi ujëra shërues. Një pjesë e vargmaleve të Karadakut, e mbi të gjitha Lumi Anamorava që endët përreth tij, i japin atij një pamje të veçantë.

Posted by RTV Dukagjini on Friday, 25 May 2018

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë