Loading…
Fshati shqiptar në të cilin u dashuruan francezët (Foto)
  • 18/06/2017 | 17:32

...

Fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe.


Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me bregdetin e bukur, qytetet historike, apo edhe Tiranën. Tashmë edhe fshatrat e saj janë shumë atraktive për turistët.

Një i tillë është fshati Qeparo në Shqipëri, që është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Madje, një çift francez jeton prej gjashtë vitesh në këtë fshat. Deborah Auge, nga Montpellier e Francës, jeton prej gjashtë vitesh në Qeparo, me bashkëshortin Philippe, raporton “DW” në gjuhën shqipe.

Mësohet se çifti kanë blerë dhe kanë rikonstruktuar dy shtëpi në fshat, ku kalojnë muajin qershor e shtator.

Deborah po përpiqet të mësojë gjuhën shqipe, kurse fjala e preferuar është ‘Shëndet’. Ajo thotë se fshati është shumë i bukur dhe pas pensionimit mendojnë të vendosen përfundimisht në këtë fshat.

Gjithashtu edhe Philippe ka thënë se Shqipëria ka shumë bukuri, njerëzit janë miqësorë dhe mikpritës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë