Arritja e marrëveshjes në dhjetor të 2016, ka sjellur frytet e para. Ndonëse akoma nuk është implementuar kodi i ri zyrtarisht, ai mund të përdoret në ‘Viber’.
Siç edhe keni mundur ta vëreni, disa njoftime për ndërrim të numrit të listës tuaj kanë mundur të vijnë në telefonin tuaj, shkruan gazetametro.net.
Në listat e prefiksëve të shteteve tani mund të gjendet edhe Kosova me prefiksin +383, ani pse kjo gjë nuk është implementuar tërësisht.
Sido që të jetë, qytetarët e Kosovës tani mund ta përdorin prefiksin e tyre, të paktën në viber.
Në Kosovë operojnë tri operatorë të telefonisë, ndërkaq përdoren prefikse të shteteve të huaja. Vala përdor prefiksin e Monacos, Ipko atë të Sllovenisë, ndërkaq prefiksi i Serbisë është akoma në telefoninë fikse./gazetametro.net