Loading…
Fury tallet prapë: Edhe Klitschko doli po aq keq ndaj meje sikur Seferi
  • 08/08/2018 | 08:51

...

Rikthimi i Tyson Furyt në ring pas një pauze dyvjeçare nisi me një duel kundër boksierit shqiptar, Sefer Seferit. Dashamirët e boksit e kritikuan boksierin britanik, pasi për kundërshtar kishte zgjedhur një boksier që bënte gara në kategorinë e peshave të mesme.


Para duelit ndaj Furyt, Seferi kishte zhvilluar vetëm një meç në kategorinë e peshave të rënda dhe atë e kishte humbur.

Ndërsa në përballjen e muajit qershor në Manchester Arena, ai nuk mund t’i bënte ballë më shumë se katër raunde ish-kampionit të unifikuar botëror.

Më 18 gusht në Belfast, Tyson do të zhvillojë meçin e radhës kundër Francesco Pianetas, ndërsa duke folur për gazetarët, 29-vjeçar e ka lavdëruar edhe një herë Seferin duke bërë madje krahasime me Wladimir Klitschkon.

“Njerëzit thonë se ky është një hap i madh nga (Sefer) Seferi dhe ata mund të thonë çfarë të duan, por Seferi i shkoi deri në fund duelit ndaj kampionit aktual botëror, Manuel Charr”.

“Ai doli keq ndaj meje, mirëpo kjo u ka ndodhur shumë njerëzve. Të jem i sinqertë, edhe Ëladimir Klitschko doli po aq keq ndaj meje, sikur Seferi”, ka deklaruar Fury.

Në deklaratën e tij pas meçit, Seferi tha se kishte pësuar një dëmtim në krahun e djathtë dhe kjo ia pamundësoi ta vazhdonte duelin, sepse kishte shumë dhimbje dhe nuk mund ta përdorte dorën e djathtë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë