Loading…
Fushata e lojës së fëmijëve
  • Nga

  • ARBESA HOXHA

  • 22/05/2017 | 13:37

...

Pas mocionit të mosbesimit dhe rrëzimit të Qeverisë, nëpër rrjete sociale has në qfarëdo lloj parashikimi e “reklamime” për zgjedhjet e ardhshme. Tash meqë pothuajse e tërë ekipa analitike ju bashkëngjit politikes, ka edhe më shumë vend që shoqëria jonë edhe ashtu e politizuar tëmirret më shumë me “tregim” zgjedhjesh.


Rrjetet sociale janë vendi më i mirë për të shprehur simpatinë apo qoftë edhe mllefin ndaj skenës politike në Kosovë. Duket se edhe vetë kandidatët për deputet preferojnë këtë lloj fushate, sepse këtu është hapsita e palimituar për të qenë kushtimisht pranë çdokujt. Dhe një tjetër gjë që mediat sociale iu ofrojnë kandidatëve është se ata mund të ngrisin çështje individualisht pa ndikimin e partisë, por edhe ndërlidhjen e drejtpërdrejtë me votuesit potencial.

Përveç kësaj, kohëve të fundit është interesante edhe mënyra e se si partitë politike në Kosovë kanë zgjedhur përmbajtjen e reklamave për të treguar vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës në një video, ka involvuar dy faktor krejtësisht jorelevant për fushatë zgjedhjesh, një fëmijë dhe lodren e tij që duket se nuk funksionon mirë, dhe duhen ndërruar bateritë. Një shembull i keq i përmbajtjes së reklames.Involvimi i fëmijeve dhe lodrave të tyre në një fushatë elektorale nuk duket ide e mirë aq më pak kur mesazhi tek votuesit potencial nuk arrin ashtu siç është menduar.

PDK ka provuar këtë sistem marketingu edhe në vitin 2009 nëfushaten për për të parin e Prishtinës, me kandidatin Astrit Salihu, ku duke minimizuar rolin e partisë kundërkandidate, ka provuar të rris rolin e saj me kampanjë negative, por nuk ka funksionuar. Qytetarët e Kosovës së fundmi më së paku kanë nevojë t`I shohin çështjet jetike për ta, të kthyera nëpërqeshje, prandaj investimi i çdo partie politike në një ekip i cili hulumton nevojat e qytetarëve dhe i paraqet e i shtron si çështje, do të ishte ide e mirë.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqet vlerat familjare dhe rëndësinë e tyre përmes deputetit Ramiz Kelmendi. Janë të pakta familjet kosovare që e kanë standardin ekonomik si të familjes së kandidatit në fjalë i cili lexon në kompjuter fjalitë e servuara për familjen. Pastaj është e pa ndershme që të mos mund të mbahen në mend tri fjali për vlerat e familjes.

Në të njëjten video shihen edhe nipërit edhe mbesat e kandidatit por ai injoron mbesat duke i siguruar nipërit se ata janë trashëgimtarët e vërtetë të biznesit të tij. Barazia gjinore është ndër vlerat e esenciale familjare. Brezi i ardhshëm duhet edukuar që t`I respektoj këto vlera, jo pse duhet por pse vajza dhe djali janë të barabartë në familje.

Ndërkaq në debatin e videos së PDK-së ku shihet një fëmijë duke i nderruar bateritë lodrës së tij, është përfshirë edhe kryetari Prishtinës dhe kandidati  i Levizjes Vetëvendosje, i cili në rrjetin social Twitter ndër të tjera ka  thënë se “baterite e VV ta djegin kerrin e korrupsionit”. Ky deklarim nuk është më i mirë se reklama në fjalë. Djegja e veturave nuk lufton korrupsionin por e shkallëzon dhunën. Veturat që u dogjën nga VV, ishin pasuri e shtetit e jo e të korruptuarve.

Ndërsa, sllogani#mezemër i VV duket bukur por vota duhet hedhur më së paku me zemër, votuesi i këtyre zgjedhjeve duhet të përdorë mirë mendjen dhe të vendos se kë duhet ta votojë. Është rasti i fundit për ta bërë Kosovën më të mirë për fëmijët tanë. Është rasti i fundit për t`I hequr dilemat nëse duhet të kemi “të njofshëm” për ta regjistruar fëmijen në kopsht, e të mos flasim tutje për punë. Zgjedhjet nuk duhet të zëvendësojnë problemet por të i zgjedhin ato.

Ofroni qytetarëve programin tuaj për bërjen e Kosovës shtet në të cilin mirëqenja e qytetarit do të jetë në radhë të parë, zhvilloni shtetin tonë ekonomikisht, krijoni kushte që kuadrot profesionale të mos e lënë Kosovën për mungesë pune. Kjo i intereson votuesit tuaj, mos luani lojëra fëmijësh.

(Autorja është e diplomuar për gazetari dhe ka marrë gradën MA)  

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë