Loading…
Fushës së arkeologjisë iu shtuan edhe tre libra të ri
  • 18/04/2018 | 18:23

...

Fushës se arkeologjisë sot i janë shtuar edhe tre libra të ri. Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi i III-të, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt, janë përuruar në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, shkruan KultPlus.


Arkeologu Shafi Gashi tha se Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi i III-të vjen si rezultat i një punë mjaft intensive pas botimit të dy vëllimeve të tjera, në vitin 2006 dhe 2012.

“Këtu kemi dhënë një material i cili do i hyjë në punë çdo arkeologu por jo vetëm atyre. Në këto 10-të vite, në komunat në të cilat kemi mbledhur materialin janë bërë gërmime intensive arkeologjike dhe gërmime të karakterit të kontrollit dhe shpëtimit”, tha ai duke shtuar se kjo hartë është e rëndësishme pikërisht për komunat të cilat janë përfshirë në libër.

“Harta arkeologjike është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, por edhe për komunat përgjegjëse pasi që është një udhërrëfyes për urbanizëm, para realizmit të planeve hapësinore. Kështu që ftoj komunat që t’i marrin parasysh të dhënat që janë mbledhur në këtë libër dhe të ruhet trashëgimia kulturore nëpër këto komuna”, tha ai duke shtuar se kjo vlen edhe për qeverisjen qendrore.

Tutje më shumë për dy librat e tjerë, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt, foli drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha. Ai tregoi se këto dy libra kanë ardhur si rezultat i kërkimeve arkeologjike dhe përnjohjeve sistematik të cilat i kreu Instituti Arkeologjik i Kosovës, nën udhëheqjen e autorit Haxhi Mehmetaj.

“Monografinë e Istogut kisha me e përshkru shumë shkurtë pasi që libri flet vetë. Në libër ka përshkrim shkencor, të dhëna historike, por edhe materiale të gjetura e të skicuar, fotografi e të tjera. Është interesante se në këtë veprimtari që e ka bërë Mehmetaj në Istog evidentohen përafërsisht 116 qendra arkeologjike dhe ky është një rezultat i jashtëzakonshëm në këtë fushë…Ndërsa në librin Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt, po ashtu kemi përshkrime të periudhave të ndryshme, me theks të veçantë në periudhën dardane. Aty paraqitën të dhëna të mjaftueshme dhe autori ka arritur që të evidentoj afërsisht rreth 140 lokalitet”, tha ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se për Kosovën është e rëndësishme vazhdimi i botimeve të tilla dhe përkrahja e fushës së arkeologjisë.

“Jemi së bashku për të promovuar tri botime të Institutit Arkeologjik të Kosovës, por edhe punën e arkeologëve, profesionistëve dhe komunave që kanë bashkëpunuar me institucionet tona gjatë procesit të evidentimit të lokaliteteve. Puna e Institutit Arkeologjikë bashkë me punën e arkeologëve dhe ndërkombëtarëve, e më mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ka mundësuar në vazhdimësi hulumtimin e të kaluarës sonë, thesarit të trashëgimisë, dhe qytetërimit të lashtë”, tha ai

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë