Loading…
Futbollistët e Borussia Dortmund helmohen me mishin e Spanjës, përfundojnë në spital
  • 12/01/2018 | 09:47

...

Në një tur stërvitor në Spanjë, disa futbollistë të klubit gjerman të Borussia Dortmundit kanë përfunduar në spital.


Futbollistët kanë pasur dhimbje barku pasi mendohet se janë helmuar nga mishi i pulës, të cilët kanë ngrënë në një fast-food në Spanjë.

Disa nga lojtarët që janë dërguar në spital janë ish-lojtari i Chelseas Andre Schurrle, Roman Bürki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Christian Pulisic, Ömer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann.

9 lojtarët e helmuar nga ushqimi do të mungojnë në ndeshjen kundër Zuit Waregem të Belgjikës, por trajneri i tyre mendon se do ta mundë skuadrën belge edhe pse me mungesa. Megjithatë, të gjithë nëntë lojtarë pritet ta marrin veten në kohë për rifillimin e Bundesligës, ku ata do të përballen me Wolsburg në fundjavë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë