Loading…
Futbollisti i Cityt shtyn tifozët të ‘luajnë’ me të dashurat për Shën Valentin: Dëshiron të shohësh Parisin?
  • 15/02/2018 | 00:00

...

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker,  ka përgatitur një befasi të madhe për të dashurat e tifozëve të ekipit të tij, që në fakt përfundon me zhgënjim.


Para ndeshjes Real Madrid – Paris Saint Germain, ai u ka bërë thirrje ndjekësve të tij në Twitter të ftojnë të u shkruajnë të dashurës, nëse dëshiron të festojë Shën Valentinin dhe të shohin Parisin.

“Ok djema, një sfidë. Të gjithë shkruani partneres suaj: ‘Është një ftesë e minutës së fundit por sapo e morra vesh që mund të festojmë Shën Valentinin dhe të shohim Parisin sonte. A jeni për?”, ka shkruar ai.

“Pastaj dërgoni asaj formacionet (e lojës) Real Madrid – PSG. Pastaj më dërgoni fotografinë e bisedës suaj, kush e jep përgjigjen më të mirë e fiton një fanellë të nënshkruar”, ka shpjeguar tutje ai.

Më pas Walker ka publikuar fotografi të bisedave të shumë të të dashurave të zhgënjyera me këtë gjest, që mund të i lexoni më poshtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë