Loading…
Futbollisti më i vitit: Për kë votuan trajnerët dhe kapitenët e Kosovës dhe Shqipërisë
  • 23/10/2017 | 23:59

...

Cristano Ronaldo ka marrë pikët maksimale nga kapitenët e Kosovës dhe Shqipërisë.


Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Saimir Ujkani, i ka dhënë 5 pikë portugezit, 3 pikë Gigi Buffon’it dhe 1 pikë për Lionel Messi.

Kurse kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, si të dytin e ka vlerësuar Messin, ndërsa me 1 pikë Buffoni’n.

Sa i përket përzgjedhësve, në emër të Kosovës dhe Shqipërisë kanë votuar dy trajnerët që tashmë janë larguar nga drejtimi i skuadrave, pasi është kryer kohë më parë.

Albert Bunjaki ka vlerësuar Cristiano Ronaldo me 5 pikë, Messi’n 3 pikë dhe Antonie Griezmann me 1 pikë.

Kurse Giani De Biasi pikët maksimale i ka ndarë për bashkëkombësin Buffon, dhe pastaj ka renditur Ronaldon e Messi’n. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë