Loading…
Gabimi që portieri 18 vjeçar nuk do ta harrojë kurrë
  • 19/10/2017 | 14:45

...

18 vjeçari Mile Svilar nuk do ta harrojë kurrë debutimin e tij në garën më prestigjioze të klubeve, Ligën e Kampionëve.


Në ndeshjen e djeshme që Benfika e zhvilloi kundër Manchester Unitedit, Svilar bëri një gabim të rëndë që i kushtoi ekipit të tij me humbje, në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së grupeve.

Në minutën e 65’të, anësori i Unite, Marcus Rashford, ekzekutoi një gjuajtje të lirë që shkoi drejt e në duart e portierit, por adoleshenti nuk u vendos mirë dhe kur e kapi topin e futi vet në portën e tij.

Svilar ende nuk ka debutuar në ligën portugeze të futbollit, por në mungesë të zgjedhjeve të tjera, trajneri ia dha mundësinë në një garë me shumë presion kundër një ekipi shumë të madh si gjiganti anglez i Jose Mourinhos.

Pas ndeshjes, Svilar dukej shumë i mërzitur me gabimin që kishte bërë dhe lojtarët e United u afruan për ta ngushëlluar dhe motivuar pas gabimit që kishte bërë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë