Loading…
Gaboni nëse këto ushqime i fusni në frigorifer
  • 13/03/2018 | 14:47

...

Njerëzit filluan të i ruanin ushqimet qysh 3 mijë vjet më parë më borë apo me akull. Frigoriferët e parë u prodhuan në fillim të shekullit 20, dhe kjo i ndryshoi shumë rregulla të të ushqyerit.


Frigoriferi ndihmon të mbash të freskëta ushqimet, por disa prej tyre nuk është e nevojshme apo është edhe më keq nëse i fusni në frigorifer, përcjellë GazetaMetro.net

Më poshtë ushqimet të cilat nuk preferohet të i ruani në frigorifer:

1.Domatet – Kurrë, kurrë mos i leni domatet në frigorifer. Do të fillojnë të humbasin aromën dhe të dëmtohen, do të bëhen definitivisht më të pashijshëm. Më mirë të i ruani raftet e kuzhinës.

2.Patatet – Po, patatet është mirë të mbahen në ambient të freskët e të errët, por a është frigoriferi vendi i duhur? Jo. Është shumë i ftohtë për patatet dhe i dëmton ato,. Më së miri ruani në qese të letrës.

3.Mollët dhe dardhat – Mund të i ruani në firgorifer, por është e panevojshme.  Ajri i ftoftë mund të i dëmtojë ato. Leni thjeshtë në dollap, por nëse gjithsesi dëshironi të jenë të ftohta kur i hani, atëherë zgjidhni frigoriferin.

4. Pjeshkët, kumbullat e qershitë: Nuk duhet ruajtur në frigorifer. Ruani në raft dhe kënaquni duke i ngrënë më së voni kur fillojnë të zbuten.

5. Portokaj, limonët e mandarinat – Ruani në raft, por jeni të kujdesshëm, nëse vëreni myk në ndonjërin frutë hiqeni prej aty sepse do i prishë edhe të tjerët.

6. Bananet – Në frigorifer lëvozhga e bananes do të dëmtohet dhe do të ndërrojë ngjyrë. Nëse ato kanë ndërruar ngjyrë mund të i bluani për lëngje.

7. Shalqiri e pjepri – Ruani në dollap sepse frigoriferi mund të prishë konstrukin e brendshëm. Pas prerjes, preferohet të ruhen në frigorifer.

8. Qepë dhe hudhra – Të ruash këto në frigorifer jo vetëm që do të shpërndajë erën edhe në ushqimet tjera, por me kalimin e kohës edhe do të zbuten. Ruani në qese letrë. Kur të jenë të prera, ruani në frigorifer pasi t’i kenë mbështjellur mirë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë