Loading…
Galaxy Note 9 do të ketë teknologji që nuk e ka as iPhone X
  • 07/10/2017 | 18:35

...

Versioni i ri i telefonit Samsung Galaxy Note mund të jetë i pajisur me një teknologji që nuk është as në telefonin më të ri të Apple, iPhone X, transmeton Gazeta Metro.


Sipas KGI, burim që shumë shpesh ka zbuluar veçoritë e telefonave ende pa dalë në treg,  Samsung Galaxy Note 9 do të jetë i pajisur me teknologji për identifikim të gjurmëve të gishtave në tërë sipërfaqen e ekranit.

Kjo është teknologji që Apple deshi ta fuste në iPhone X, por që nuk u arrit të realizohet para afatit kur telefoni i tashmë duhej të prezantohej para publikut. Në vend të saj, X është i pajisur me teknologjinë që hap telefonin përmes fytyrës, FaceID, përmes sensorëve 3D.

Kjo do të thotë që përdoruesit e Note 9 do të mund ta hapin telefonin vetëm duke e prekur ekranin me gisht, pasi ta kenë regjistruar gjurmën e gishtit në system.

Samsung Galaxy Note 9 do të prezantohet në pjesën e dytë të vitit 2018. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë