Loading…
Galaxy Note 9 vjen me 8 GB RAM dhe 512 GB memorie
  • 03/06/2018 | 09:54

...

Zbulimi i smartfonit të avancuar të ardhshëm të kompanisë gjigante, Samsung, ende është larg për disa muaj por sipas një spekulimi të fundit, pajisja mund të ofrojë më shumë hapësirë të brendshme sesa shumica e smartfonëve të avancuar të Samsungut.


Po ashtu, edhe RAM memorie mund të jetë më e madhe.

Aktualisht, shuma më e madhe e hapësirës së brendshme që ofron Samsung për serinë Galaxy S9 është 256 GB, por Galaxy Note 9 mund të vijë me dyfishin e kësaj shume – 512 GB, transmeton Koha.net. Po ashtu, mund të ofrojë edhe zgjerimin e kësaj shume përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, thuhet se Note 9 mund të vijë edhe me 8 GB RAM memorie. Modeli bazë i këtij smartfoni ende pritet të vijë me 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, shkruan Phone Arena.

Përveç konfigurimit të memorieve, Galaxy Note 9 i Samsungut pritet të vijë me procesor të Qualcommit – Snapdragon 845, në SHBA ndërsa në tregjet tjera me Exynos 9810, i cili mund të jetë më i shpejtë se versioni me procesor të Qualcommit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë