Loading…
Galaxy S10 me një risi që po godet keq iPhone
  • 04/12/2018 | 21:32

...

Samsung Galaxy S10 ka dalë me një risi që lë prapa iPhone.


Kështu, me risinë e re, prurja e re e kompanisë koreano-jugore mund t’i lërë pas iPhone-t dhe laptopët e Apple.

Një raport i ri, nga GF Securities i Hong Kongut, pohon se Galaxy S10 do të vijë i pajisur me 12 GB RAM. Po, e shikuat mirë, 12 GB RAM nuk mund t’i gjeni në asnjë telefon tjetër të zgjuar. Madje nuk mund t’i gjeni as në shumë laptopë.

Ky hap i madh në hapësirën e RAM-it do të thotë një telefon që operon me super shpejtësi si kurrë më parë.

Mendohet se risia të ketë si qëllim përpunimin me shpejtësi të lartë të sasive të mëdha të të dhënave që rrjeti 5G do ta bëjë celularin të aftë për t’i marrë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, thuhet gjithashtu se hapësira e magazinimit në Galaxy S10 do të rritet në një 1TB.

Me pak fjalë ju do keni në xhep një telefon super të fuqishëm që mund ta zëvendësojë fare mirë laptopin.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë