Loading…
Galaxy S9 dhe S9+ rrëzojnë nga froni iPhone X për këto cilësi
  • 10/03/2018 | 19:09

...

Disa javë më parë, Samsung prezantoi dy modelet e reja të tij, “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, gjatë një eventi të mbajtur pak para Kongresit botëror të telefonisë në Barcelonë, javën e shkuar.

E verdikti i ekspertëve është se “Galaxy S9” ka lënë pas “iPhone X”, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar, duke ia rrëmbyer vendin e parë “Galaxy Note 8”.

“DisplayMate”, një autoritet në fushën e vlerësimit të cilësisë së një ekrani, ka publikuar raportin e tij mbi “Galaxy S9”, duke deklaruar se ekrani i tij lë pas në cilësi të gjithë “smartphone”-t e tjerë.

“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, ‘Galaxy S9’ ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekranëve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”, shkruan “DisplayMate” në një deklaratë.

Samsung, gjatë kongresit në Barcelonë nuk u përqëndrua veçanërisht tek ekrani i “Galaxy S9”, por u mbështet në themelet e hedhura nga modelet paraprake. “Galaxy S9” dhe “S9+” kanë respektivisht ekrane 5.8 dhe 6.2 inch; të dy janë të pajisur me teknologjinë “OLED” dhe kanë një rezolucion “QuadHD+”, me një cilësi të jashtëzakonshme imazhi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë