Loading…
‘Games of Thrones’, në serial dhe në realitet: Shikoni shkrijen që ka bërë ky fotograf me skenat e xhirimeve
  • 14/11/2017 | 18:29

...

“Games of Thrones” është ndër serialet më të pëlqyera, dhe më të ndjekura deri tani. Është një serial  televiziv  amerikan i zhanrit dramë dhe fantazi, i krijuar për HBO nga David Benioff dhe D. B. Weiss.


Seriali është xhiruar në një studio në Belfast dhe në disa vende të tjera  si Kroacia, Islanda, Malta, Maroku, Irlanda e Veriut,  Spanja,  Skocia, dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa premiera u shfaq në HBO në Shtetet e Bashkuar më 17 prill, 2011, transmeton gazetametro.net

Një adhurues i këtij seriali ka udhëtuar në këto vende për të fotografuar sheshet e xhirimeve, duke i krahasuar me skenat në serial, gjë e cila ka dalur jashtëzakonisht e bukur.

Më poshtë ju sjellim disa nga këto fotografi mahnitëse që  fotografi ka gjetur vend-xhirimet dhe për të krahasuar realitetin me disa nga skenat më të bukura të serialit.

“Game of Thrones” përafërsisht ndjek tregimin nga “A Song of Ice and Fire”, e vendosur në imagjinatë “Shtatë Mbretëritë të Westeros”.

Seria i përshkruan ngjarjet e betejave të dhunshme dinastike mes familjeve fisnike të mbretërisë për të kontrolluar Fronin e Hekurt.

Pas fillimit të serisë, dalin kërcënime të reja në Veriun e akullt dhe në kontinentin lindor Essos.

Sezoni i parë është një përshtate shumë e ngjajshme me romanin. Megjithatë, në sezonet e mëvonshme, fillon të devijojë me ndryshime të rëndësishme.

Ashtu si novelat nga të cilat është përshtatur, “Game of Thrones” ka një ansambël karakteresh zvarrisës, që vlerësohet të jetë më i madh në televizion. Vetëm në sezonin e tretë  janë regjistruar 257 emra të karaktereve.

“Games of Thrones” është një përshtatje e serisë të romaneve të zhanrit fantazi, “A Song of Ice and Fire”, të shkrimtarit George R. R. Martin, nga të cilat romani i parë titullohet “A Game of Thrones”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë