Loading…
GAP: 56 % e qytetarëve do të votojnë partinë e njëjtë si në zgjedhjet nacionale
  • 13/10/2017 | 12:28

...

Institutit GAP ka prezantuar pritshmërinë e qytetarëve nga zgjedhjet komunale të 22 tetorit dhe preferencat e qytetarëve në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe asamblistëve.


Sipas rezultateve 56 për qind e qytetarëve do të votojnë partinë e njëjtë me atë që kanë votuar në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, 14 për qind e tyre janë deklaruar se do ta ndërrojnë, kurse 7 për qind të anketuarve nuk do të votojnë fare, raporton Ekonomia Online.

Berat Thaqi, nga Instituti GAP, tha se 70 për qind qytetarëve besojnë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të sjellin ndryshime pozitive për familjet e tyre, komunitetin ku jetojnë dhe gjithashtu presin një qeverisje më të mirë në nivel lokal.

Thaqi më tej ka shtuar se 30 për qind e qytetarëve janë shprehur skeptik dhe nuk presin që këto zgjedhje të sjellin ndryshime.

Kurse sipas tij, mbi gjysma e të anketuarve janë shprehur se marrin parasysh përkatësinë partiake të kandidatit dhe afërsinë familjare të kandidatëve.Blendi Hasaj, nga GAP, shpjegoi se nga të anketuarit del që votuesit ende nuk janë të hapur për të votuar një kandidat të një etnie tjetër pa marr parasysh përgatitjet e tij.

“Rezultatet tregojnë se votuesit nuk preferojnë të votojnë një kandidat të një etniteti tjetër nuk do ta votojnë pa marrë parasysh përgatitjen e tij. Më refuzues kanë qenë nëse do të votonin një kandidat për këshilltar komunal që nuk është i të njëjtës etni. Në aspektin regjional dallojmë se të anketuarit në regjionin e Pejës Ferizajt dhe Gjilanit kanë qenë më kategorik. Prej komuniteteve del që egjiptianët janë të votojnë një kandidat të një etnie tjetër”.Hulumtimi është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës. Të dhënat e përdorura në këtë raport burojnë nga hulumtimi në teren që është zhvilluar nga data 14 deri më 25 shtator 2017.

Në kuadër të këtij hulumtimi janë anketuar 1065 qytetarë të Kosovës, të moshës mbi 18 vjeç: shqiptarë 818, serb 150 dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera 97.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë