Loading…
Gara për Komunën e Prishtinës: Emër i ri i papritur nga PDK
  • 17/08/2017 | 23:05

...

Të enjten është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.


Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi u zgjodh kryetar i Degës II të PDK-së në kryeqytet, raporton “Epoka e re”. Po ashtu, në këtë kuvend është zgjedhur edhe Kryesia e kësaj dege.

Dega II e PDK-së në Prishtinë unanimisht ka propozuar si kandidat të mundshëm të PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryetarin e sapozgjedhur të kësaj dege, Nijazi Gashin.

Ky kandidat përbën një emër të ri dhe të papritur në garën për ta marrë të drejtën për të qenë kandidat nga partia për Kryetar të Komunës së Prishtinës.

Si emra të mundshëm për t’u nominuar nga PDK për këtë garë ishin përmendur edhe Lirak Çelaj, Blerand Stavileci, Memli Krasniqi e të tjerë.

Deri më tani, vetëm Vetëvendosje dhe AAK i kanë caktuar kandidatët për kryetar komune. Shpend Ahmeti dhe Arber Vllahiu do të masin forcat më 22 tetor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, pas një muaj të fushatës zgjedhore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë