Loading…
Gashi kërkon ndihmë konkrete nga Hungaria, tregon synohet fillimi i ndërtimit të stadiumit
  • 07/12/2017 | 16:24

...

Disa ditë pasi është përcaktuar vendi ku do të ndërtohet stadiumi kombëtar, ministri përgjegjës për sport, Kujtim Gashi, ka shkuar për një vizitë në Hungari, ku është takuar me qeveritarë të cilët kishin premtuar ndihmë në ndërtimin e stadiumit.


Gashi ka takuar Sekretarin e shtetit për Administratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Csaba Balogh dhe një nga temat kryesore të bisedimit ka qenë zbatimi i projekteve konkrete, siç është ai i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku të dy janë pajtuar për të shikuar mundësinë e mbështetjes financiare të Kosovës për këtë projekt, përmes kredisë së butë që mund ta jap Hungaria, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

“Ministri Gashi dhe MKRS-ja do mbetën të përkushtuar që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të fillojnë proceduarat për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, si njërin ndër projektet kapitale më të rëndësishme në fushën e sportit”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme Gashi do të vizitojë edhe Stadiumin Kombëtar “Groupama Arena” në Budapest, me ç’rast do të shoh nga afër përvojat e shtetit hungarez në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e stadiumeve nacionale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë