Loading…
Gashi: Thaçi më përpara lejon rrëzimin e Kosovës se të Demarkacionit
  • 13/01/2018 | 13:28

...

Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi ende mbetet ndër temat kryesore politike. Analisti Astrit Gashi parasheh që kjo temë edhe për një kohë do të jetë e pranishme.


Sipas Gashit, Presidenti Hashim Thaçi më përpara do të lejonte që të rrëzohej shteti i Kosovës, sesa kjo marrëveshje ku figuron nënshkrimi i tij, përcjellë Gazeta Metro.

Demarkacioni kundërshtohet nga një pjesë e opozitës, VV, si dhe nga një pjesë e Qeverisë, duke përfshirë vetë partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-në, si dhe nga Nisma.

Pa ndërhyrje reagimi i Gashit:

Nuk ka asnje indikacion se Demarkacioni do te shkoj ne Kuvend shpejt. Nese kjo do te ndodhte atehere aty do te rrezohej marreveshja ne mungese te votave. Presidenti i Kosoves me para e lejon rrezimin e Kosoves, se te kesaj marreveshjeje qe ai e ka nenshkru. Per me teper momentalisht interes qe Demarakacioni me shku ne Kuvend dhe me u rrezu nga partneret ka shprehur vetem Kryeministri ndersa nga opozita vetem nje pjese e VV.

Kjo teme ka me na u sille edhe disa kohe neper kembe!

Politikanë të liberalizuar, qytetarë të izoluar

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë