Loading…
Gati 4 milionë do t’i kushtojë buxhetit çdo kilometër e autostradës për Gjilan
  • 13/02/2018 | 15:34

...

Buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 88 milionë euro autostrada që lidh kryeqytetin me Gjilanin. Kështu bëri të ditur ministri Pal Lekaj.


Ai në një konferencë për media tregoi se projekti parasheh një autostradë 22.3 kilometërshe e cila do të përfundohet brenda 30 muajve, shkruan gazetametro.net.

“Ajo do të jetë e gjatë 22.3 kilometra. Punimet do të nisin në mars dhe afati i punimeve do të jetë 30 muaj”, ka thënë Lekaj.

Me një llogaritje të thjeshtë, rezulton se buxhetit të shtetit do t’i kushtojë ky projekt me 3.9 milionë për çdo kilometër.

Lekaj ka bërë të ditur se për të kryer punët në këtë segment, janë përzgjedhur 8 operatorë, dhe kontratat me to do të bëhen publike së shpejti.

Ndryshe, në buxhet ishin paraparë 126 milionë për këtë projekt, por Lekaj njoftoi se paratë që do të mbesin do të përdoren për të vazhduar projekti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë