Loading…
Gati 400 amerikanë humbën jetën nga armët më 2017
  • 11/01/2017 | 16:45

...

Qendra statistikore për dhunën me armë në Amerikë njoftoi se nga përdorimi i armëve ditët e fundit kanë humbur jetën 50 persona dhe plagosur mbi 70 të tjerë.

Brenda 48 orëve të kaluara janë regjistruar 164 raste të përdorimit të armëve të zjarrit në Amerikë.

Qendra statistikore për shkëmbimet me armë zjarri në SHBA njoftoi se përdorimi i armëve më së shumti është regjistruar në Meriland, Florida, Ohaio, Teksas, Ilinoi, Tenesy, Kansas, Viskonsin, Karolina, Xhorxhia dhe Alabama ku kanë humbur jetën 16 persona dhe janë plagosur 37 të tjerë.

Ditën e shtunë gjithashtu janë regjistruar 88 raste të shkëmbimeve me armë zjarri që kanë lënë të varë 29 persona dhe plagosur 57 të tjerë.

71b6eece-2eb2-4fa2-a4e8-a386ff967fa1

Që nga nisja e vitit 2017 e deri tani në të gjithë kontinentin janë regjistruar 1141 raste të përdorimit të armëve të zjarrit, duke marrë jetën e 393 shtetasve amerikanë dhe plagosur 739 të tjerë. 11 prej të vrarëve dhe të plagosurve kanë qenë fëmijë të moshës nën 11 vjeç ndërsa 53 persona nga të vrarët dhe të plagosur ishin adoleshentë 12-17 vjeç. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë