Loading…
Gati emisioni më i ri: Gonxhja dhe Shqipja nga sonte me ‘Double Trouble’
  • 11/03/2018 | 16:39

...

Një tjetër emision shtohet në skenën programore të Klan Kosova! Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gërxhaliu, dy vajzat simpatike të programit të mëngjesit, më të cilat shikuesit e Klanit nisin ditën, do startojnë aventurën e re televizive.


‘Double Trouble’ titullohet ky format që është konceptuar në thelb si garë mes ekipeve të vajzat do të përfaqësojnë, transmeton gazetametro.net.

Gjatë 45 minutave të një episodi “Double Trouble”, moderatorët Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gërxhaliu me ndihmën e personazheve të krijuara, bendit, mysafirëve në studio dhe ekipit kreativ, do të krijojnë një hapësirë argëtuese, e cila synon të tërheqë audiencë të gjitha moshave.

Mysafirët që do të ftohen në studio do të jenë personalitete publike përfshi këtu sportistë, politikanë, këngëtarë, aktorë, doktorë dhe qytetarë të thjeshtë që shquhen për karakteristika të veçanta. Ata do garojnë kundër njëri tjetrit në lojëra kreative që krijojnë situata qesharake dhe të cilat do të ndryshojnë me çdo episod.

Nga çfarë mund të kuptohet përmes promos së emisionit të parë me Kekën dhe Dinin të ftuar, na pret goxha argëtim në ekranin e Klan Kosova. Për më tepër,  nga kjo sonte ne ora 18:00.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë