Loading…
Gaz Paja padit një kompani, i kërkon 46 mijë euro dëmshpërblim
  • 11/01/2018 | 14:49

...

Ashtu si shumë kolegë të tijët, edhe aktori i “Portokalli”është bërë pjesë e botës së reklamave, duke marrë pjesë disa kohë më parë në një fushatë publicitare për një kompani karburantesh.

Mirëpo, duket se gjërat mes palëve nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, pasi siç bën të ditur “Blitz.al”, Paja së fundmi ka kërkuar dëmshpërblim nga kompania, pasi nuk është paguar për reklamën.

Sipas padisë së bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, kompania në fjalë duhet ta paguantë atë 1100 euro, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndaj si dëmshpërblim për zgjidhje të njëanshme të kontratës, Paja kërkon nëj dëmshpërblim prej 46 mijë eurosh.

Padia është bërë më 9 janar dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse aktori do të përfitojë apo jo shumën e majme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë