Loading…
Gazeta amerikane: Sytë kah Kosova, liderët të frikësuar nga arrestimet
  • 14/01/2018 | 11:00

...

Debati për shfuqizimin ose jo të Gjykatës Speciale ka kaluar edhe nivelin vendor e diplomatik. Ai po diskutohet edhe në gazetat e famshme ndërkombëtare, si sot në ‘The New York Times’.


E përditshmja amerikane thotë se të gjithë sytë e botës janë të drejtuar nga Kosova për, siç thuhet aty, ‘tendencave për ta zhbërë Gjykatën Speciale’, shkruan gazetametro.net.

Në artikull raportohet edhe për nismën e deputetëve për të rrëzuar këtë gjykatë, ku përmendet edhe presidenti Thaçi si sponsorizues i saj.

“Në dhjetor, një grup ligjvënësish, veteranë të UÇK-së, u përpoqën të nxisin një votim në parlament që do të pezullonte ligjin e Kosovës që shfuqizon gjykatën. Votimi kurrë nuk u zhvillua, por sponsorët e saj pohuan se kishin mbështetjen e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më parë ishte akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti të krimit të organizuar”, thuhet në ‘The New York Times’.

Gazeta pretendon se kjo nismë u bë nga frika e disa figurave politike që mund të përballen me arrestim. Por, aty tregohet edhe për paralajmërimet që janë bërë nga aleatët e Kosovës.

“Gjykata është parë nga fuqitë botërore si një parakusht jetik për pajtimin rajonal pas luftërave të përgjakshme të Ballkanit të viteve 1990. Por lëvizjet për të ndalur gjykatën, kanë zemëruar mbështetësit perëndimorë të Kosovës”, shkruan prestigjiozja amerikane.

Ndërkaq, artikullit potencon edhe kundërshtimin e qytetarëve dhe shqetësimin e tyre se, siç thuhet, pushtetarët po punojnë për interesa personale.

Ndryshe, nisma e 22 dhjetorit për ta rrëzuar Specialen mori kundërshtim të madh nga Amerika e aleatët e tjerë, mirëpo deputetët akoma nuk janë zmbrapsur. Sipas rendit të ditës së mbledhjes së Kryesisë që do të mbahet të mërkuren, aty pritet që të vendoset si pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë