Loading…
Gazeta e njohur britanike shkruan për koncertin e Rita Orës në Prishtinë
  • 11/03/2018 | 10:37

...

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.


 po vazhdon me sukses të mbaj koncerte anembanë globit, ku së fundi ka nisur një turne në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Paraprakisht, bukuroshja jonë kishte perfomuar në Prishtinë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

 Gazeta e njohur muzikore britanike “New Musical Express” së fundi i ka kushtuar një artikull biondinës, duke qenë si temë kryesore e revistës rozë.

Por, ajo që ka bërë bujë në trojet shqiptare është fotografia e ballinës, e cila ishte marrë nga koncerti i 27-vjeçares në Prishtinë ndërsa shkruan edhe për koncertin në vendlinje.

Këngëtarja u ndje e nderuar të jetë pjesë e këtij numri dhe ka falënderuar publikisht “NME Magazine”.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell me albumine ri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë