Loading…
Gazeta zvicerane thur lavde për komunitetin LGBTI: Popullsia është myslimane në Kosovë, por ata ngritën zërin e tyre
  • 11/10/2018 | 18:13

...

Për shkak se shumica e popullsisë së Kosovës është myslimane, homoseksualët nuk e kanë gjithmonë të lehtë. Megjithatë, ata ngritën zërin e tyre.” Kështu fillon artikulli i të përditshmes zvicerane, “Blick”.


Pjesëtarët e komunitetit LGBT demonstruan për herë të dytë në një paradë të madhe për të drejtat e tyre në Prishtinë.

Pjesëmarrësit kërkuan më shumë liri dhe të drejta të barabarta, tundnin flamujt e ylberit dhe mbanin një flamur me mbishkrimin “Në emër të lirisë”.

“Ndryshe nga parada e parë vitin e kaluar, në këtë që u mbajt të mërkuren munguan politikanët e mëdhenj – me përjashtim të ministres për Integrime Evropiane”, shkruan Blick.

Poashtu, morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.

“Popullsia e Kosovës është kryesisht muslimane. Dashuria e seksit të njejtë shpesh ndesh në një refuzim të ashpër. Një forcë e madhe policore u përdor për të mbrojtur demonstruesit”, shkruan tutje Blick.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë