Loading…
Gazetari që hulumtoi vrasjen e Ivanovicit demanton Vucicin në lidhje me rrëmbimin e tij
  • 19/06/2018 | 17:33

...

Gazetari serb nga Bela Crkva, Stefan Cvetkovic, në një konferencë për media tha se të mërkurën mbrëma e rrëmbyen tre persona, njëri prej të cilëve kishte një armë dhe një distinktiv që i ngjante atij të policisë.


Ai tha se nuk ishte rrahur apo keqtrajtuar për kohën sa ishte mbajtur dhe as nuk kishin komunikuar me të.
Gazetari serb deklaroi se u ndalua nga tre burra, dy prej të cilëve kanë qenë të maskuar, dhe se padyshim me furgon e kanë lënë në lokacion që padyshim ndodhet në Bela Cërkvë.

Cvetkovic kësaj periudhe thekson se ai ishte mbajtur me sy të lidhur dhe nuk mund të shihte se ku dhe me kë është por në një komunikim të shkurtër me njërin nga këta njerëz e ka vërejtur se ka theks slloven.

Pas një kohe, Cvetkovic thotë se njerëzit që e rrëmbyen e kanë pyetur atë se ku duan ta lënë, pas të cilës ai u transportua përsëri në atë vend dhe i thanë atij të mos e heq kapelën për disa minuta, “nëse dëshiron të jetojë”.

“Askush nga policia nuk më ka gjetur. Unë pastaj e kam thirr punonjësin e policisë numri i të cilit e di”, tha ai, duke shtuar se oficeri i policisë menjëherë erdhi për të marrë atë dhe me automjet e transferoi në Beograd, së bashku me Shefin e Departamentit të Policisë në Pançevë dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme Dijan Hrkalovic.

Para fillimit të konferencës për shtyp, Cvetkovic tha se dëgjoi nga mediat se prokuroria kishte paraqitur kundër tij kërkesën për raportim të rrejshëm dhe shtoi se askush nuk e kishte informuar për një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.

Mbrëmë në Bella Cerkvë të Serbisë, është zhdukur gazetari Stefan Cvetkovic, ndërkaq bëhet e ditur se vetura e tij tashmë është gjetur.

“Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar sonte se në Rrugën e Beogradit në Bela Crkve ka gjetur një automjet të parkuar të markës “Polo” në të cilin dera e shoferit ishte e hapur”, njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Ai raportohet se u zhduk të mërkurën mbrëma, ku për pak ishte gjetur vetura e tij.

Cvetkovic gjatë majit kishte mbajtur një konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ai ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj nga Policia e Kosovës kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohej se ai ishte ndalur me urdhër të prokurorit special që udhëheq hetimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanovicit.

Ai asokohe kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me punë gazetarie sepse, siç kishte deklaruar ai, po punonte në hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit.

Cvetkovic në muajin shkurt në Beograd kishte mbajtur një konferencë për shtyp ku kishte shfaqur fotografitë e njerëzve të cilët siç thoshte ai dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP.

 

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 08:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë