Loading…
Gazetari serb në Shkup: Në kafenenë shqiptare kërkova kafe serbisht, pasoi heshtja…
  • 10/08/2018 | 11:04

...

Një gazetar i tabloidit beogradas “Telegraf” ka vizituar Shkupin, deri sa “emri i shtetit të rij është temë e nxehtë e fqinjit tonë jugor” për të zbuluar se “si jeton kryeqyteti i Maqedonisë (Veriore)”


Shkupi, shkruan ai, është qytet i ndarë – me ndërtesa të reja të stilit antik, kafene e përmendoret e shumta kanë në kontrast të vërtetë me kuartin e vjetër të qytetit me pamje orientale në të cilin dominojnë shqiptarët, transmeton gazetametro.net.

Mirëpo, vendosa të shëtis më tutje drejt vetë zemrës së qytetit, i cili vlon nga turistët dhe e cila më së shpeshti mund të shihet në fotografitë e kryeqytetit maqedonas.

Shutka

Disa e konsiderojnë si vendbanimin më të madh të romëve në Ballkan, Shutka, më saktë komuna Shuto Orizari, gjendet në periferi të Shkupit dhe njëkohësisht paraqet mekën e shitjes së rrugë në këtë qytet.

Deri sa me mikun nga Spanja po udhëtoja me autobus deri në stacionin e fundit në Shutka, njerëzit na shikonin nga pak me habi. Dolëm në kthesë dhe menjëherë e pamë fytyrën e vërtetë të kësaj lagjeje rome: rrugët e ngushta, fëmijët të cilët vrapojnë kahmos përreth dhe shtëpitë përdhese kurrë të përfunduara.

– Shiko o burrë, tre veta të hipur në një motoçikletë, a është e mundur – vëren bashkudhëtari im.

Pak më tutje fillon tregu më i madh i plaçkave në Shkup – mezi depërtojmë edhe në mes të ditës së punës, ndërsa, siç thonë maqedonasit, në fundjavë s’ke ku e vë gjilpërën.

–  Të njëjtin mall, të cilin e blini në qendër të qytetit, këtu mund të gjendet edhe me përgjysmë më pak para. Prandaj në fundjave vijnë në Shutka për të blerë – na thotë një maqedonas.

Deri sa po e fotografonim tabelën e rrugës me emrin “Jeta e re”, njëri prej kalimtarëve u zemërua pse po e fotografonim lagjen – nuk e do gjithkush syrin e kamerës.

S’ka “zdravo” (serbisht: tungjatjeta), po do ta marr e ta thyej atë që të shohësh kush jamë unë – bërtiste pas nesh zotëria me natyrë vreri.

– “ Si jetohet në Shutka?” e pyesim një vajzë në dyqan.

– Bukur, bukur, gjithkah qetësi – thonë ajo.

Xhamitë, flamuri i madh maqedonas dhe shikimi në kryqin në bjeshkë nga ana tjetër e qytetit e plotësojnë këtë pamje surrealiste të Shkupit.

Rreth 70 për qind të banorëve të Shutkës janë romë, të tjerët i përbëjnë kryesisht shqiptarët. Shumica prej tyre janë myslimanë, por ka edhe adventistë e dëshmitarë të Jehovait.

– Romët janë lojalë ndaj shtetit dhe, ndonëse kanë të drejtë të përdorin gjuhën rome në dokumentet zyrtare, më me dëshirë orientohen kah maqedonishtja – ka thënë njëri prej njohësve të rrethanave në këtë lagje.

Çairi

Për habinë tonë, pjesën shqiptare të qytetit Çair në një rrethrrotullim e stolis një përmendore kolosale në formë të shqiponjës dykrerëshe me shenjën UÇK.

Dolëm nga autobusi në stacionin tjetër dhe hymë në një kafene të vogël lokale. Birrë nuk shërbehet, ndërsa pjesëtare të gjinisë së bukur në kafene – nuk ka.

Shkuam më tutje dhe dolëm në pjesën e Çairit më afër qendrës së qytetit,e për dallim nga pjesa tjetër e lagjes këtu nuk ka ndërtesa banesore nga koha e Jugosllavisë, rrugët janë leqe-leqe, ndërsa shtëpitë spontanisht ngrihen në lartësi.

Hymë në një kafene të vogël në të cilën po rrinin një grup shqiptarësh, e cila nuk kishte as mbishkrim me emër dhe në serbishte të pastër pyes: “A po punoni? A mund të pimë kafe të ju?”.

Të tubuarit mbeten të shokuar. Natyrisht, askush nuk ua ndalon maqedonasve e serbëve që në kafenenë shqiptare të pinë kafe, por megjithatë i befasuam në këtë pjesë të fshehur të qytetit. Pasi që folën në gjuhën shqipe, filluan bisedën edhe me ne.

Por, ta lëmë politikën. Erdhëm të pimë kafe. E filluan bisedën për futbollin.

– Nëse do të pish kafe, duhet të jesh tifoz o Real Madridit. Po mahitemi, po mhitemi – i flisnin me të qeshura bashkudhëtarit tonë spanjoll.

E pastaj filloi biseda për Partizanin e Zvezdën.

– Unë jam Zvezdash! E… në Beograd çdo derbi Zvezda – Partizan para 40 vitesh, të gjitha ndeshjet e Zvezdës i kam parë, edhe kur luhej Liga e kampionëve… – me nostalgji kujton njëri nga të tubuarit.

Erdhi koha për falje në xhami. Në i pimë kafetë tona dhe vazhduam më tutje.

QENDRA E SHKUPIT

 

Nuk duhet harruar se Shkupi është njëri prej atyre qyteteve, identiteti arkitektonik i vjetër i të cilit është fshirë nga një tërmet i tmerrshëm.

Si përkujtim i asaj ditë të vitit 1963 edhe më tej qëndron stacioni i rrënuar hekurudhor, me orën e cila ka ndaluar në 05.16… Përreth saj ndodhen soliterët nga koha e socializmit, por dhe ndërtesa të reja, të cilët ngrihen në imitim të njëfarë stili të vjetër.

Kështu ky qytet është bërë një përzierje e vërtetë e arkitekturës së ndryshme. Dhe, deri sa në njërën anë ndërtohet, Shkupi në anën tjetër është nga pak edhe i braktisur.

Në një pjesë të qytetit, i cili me bulevardet e tij të kujton Beogradin e Ri, hasëm në qendrën e shkatërruar të kongreseve.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë