Loading…
GDP për vitin 2017 mbi 4 përqind
  • 11/01/2017 | 14:36

...

Kosova do të ketë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto, edhe në vitin 2017. Madje, kjo pritet të jetë rreth 4 për qind. Ndërkohë që kjo rritje është vazhdimësi që nga viti i kaluar.


Kështu ka bërë me dije këshilltari i kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli. Sipas tij, kjo rritje e përshpejtuar do të jetë e qëndrueshmë edhe në vitin që sapo hymë.

“Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto e përshpejtuar do të jetë e qëndrueshme edhe në vitet 2017 e tutje, sidomos kur merret parasysh se tanimë Fondi për Garantimin e Kredive është funksional dhe siguron qasje më të mirë në financa për bizneset”, ka thënë Havolli.

Ndryshe, sot Banka Qendrore e Kosovës, ka bërë me dije se Kosova ka pasur një rritje të përgjithshme ekonomike prej 3.6 përqind. Rritja për vitin 2017 është paralajmëruar të jetë afro e njejtë. Këtë e pati konfirmuar vet guvernatori i BQK’së, Bedri Hamza./gazetametro.net

15941164_10154752784787349_1774914521804321606_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë