Ish-këshilltari i Isa Mustafës dikur, njëherit anëtar i LDK’së, Bajram Gecaj, ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë, duke e quajtur një vendim të ngutshëm dhe jo të menduar mirë, transmeton Gazeta Metro.
Gecaj thotë se taksa ndaj Serbisë është dashur të koordinohet me Brukselin, duke kujtuar se Qeveria Mustafa më herët ka koordinuar çdo veprim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE).
“Politikanët kosovarë çdo veprim që e kanë bërë e kemi koordinuar me SHBA-të, sidomos ato të më seriozet. Pra, është botërisht e ditur që çdo vendim të madh që e kanë marrë politikanët është koordinuar, prandaj edhe kjo taksë që është dashur të koordinohet në Bruksel” ka thënë Gecaj.
Ai po ashtu përmendi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të prishen, siipas tij marrëdhëniet me SHBA’në janë më të rëndësishme se secili individ në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas tij këto marrëdhënie nuk mund të prishen dhe të rrezikohen për teket e një personi, që në këtë rast aludon tek kryeministri Haradinaj.
“Marrëdhënia me SHBA-të është më e rëndësishme se secili individ në Kosovë – është jetike, ka qenë para edhe tash është. Ne nuk guxojmë ta rrezikojmë për teket e asnjë personi”, ka thënë Gecaj në Info Magzine.
Krejt në fund ai tha se kjo taksë është vetëm një popullizëm nga ana e kryeministrit Haradinaj dhe nuk ka diçka tjetër në raport me këtë.
“Taksa i ka pëlqyer gjithkujt, por kjo është bërë për arsye politike, për popullizëm. Arsyeja është popullzimi sepse kjo qeveri të vetmet suksese i ka ato në të cilat ka kontribuuar LDK-ja, e që janë demarkacioni dhe ushtria”../gazetametro.net