Loading…
Geti thyen heshtjen pas dasmës madhështore (Foto)
  • 13/09/2017 | 17:06

...

Dasma e tyre mund të konsiderohet pa frikë, dasma e vitit. Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disavjeçare më 10 shtator në bregdet, tek Gjiri i Lalzit.


Çdo gjë në ceremoni por edhe në darkën e madhe në breg të detit u organizua nga Class Events.

Sot dy ditë pas dasmës, Geti me siguri është çlodhur dhe ka gjetur kohën për të falenderuar të gjithë ata që ishin prezent në ditën më të rëndësishme për të, dhe tashmë bashkëshorten e tij Marina Vjollcën.

“Faleminderit Zotit ,familjeve dhe juve që ishit pranë nesh në keto momente shumë të rëndesishme dhe të paharrushme për ne”,-shkruan Geti bashkangjitur fotos së mrekullueshme ku shfaqet në altar së bashku me të bukurën Marinë shkruan Panorama.

Nga ana tjetër Marina është mjaftuar duke postuar vetëm disa foto të mrekullueshme të dasmës, por pa i shoqëruar ato me ndonjë koment.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë