Loading…
Gëzim Kelmendi ‘kërcënon’ ministrin e PDK’së
  • 13/09/2017 | 22:33

...

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi  ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili u shpreh se 4 vdekjet e cilësuara si të dyshimta në QKUK nuk kanë ndodhur nga faktori njeri, por nga kompania pa liçencë që ka furnizuar me gaz.


“Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Kelmendit:

Ministër Ismaili, unë e di që nuk je mjek me profesion, por e di që është ma mirë me folë të drejtën se sa me dalë qesharak para opinionit.

Nëse nuk ndërmerr masa konkrete ndaj atyre që kanë keqmenagjuar me QKUK-në, atëherë edhe ti e mbanë një pjesë të përgjegjësisë për vdekjet që kanë ndodhur këto ditë në QKUK.

Fillimisht duhesh ta shkarkosh drejtorin e QKUK -së Curr Gjocajn, i cili mbanë përgjegjësinë kryesore përshkak të keqmenagjimit.

E di se pak e ke të vështirë, ngase Curr Gjocaj është i emëruar nga njerëzit e PDK-së.

Por, nëse ia don të mirën e qytetarëve dhe shëndetësisë kosovare, duhesh ndëshkuar fajtorin, qoftë edhe nëse është nga partia juaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë