Loading…
Gëzohet Haradinaj, ia përmend vizat BE’së
  • 21/03/2018 | 19:09

...

Menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është shprehur i gëzuar kryeministri Ramush Haradinaj.


Ai është shprehur mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, shkruan gazetametro.net.

“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

Ndërkaq, Haradinaj nuk ka harruar premtimin e madh pas Demarkacionit, duke ia përmendur vizat BE’së.

“E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj ka shpërndarë urime edhe për partnerët e koalicionit menjëherë pas votimit në Kuvend.

Ndryshe, Haradinaj ishte i pari që nisi kundërshtimin e Demarkacionit me Malin e Zi, duke organizuar protesta e duke hedhur gaz në Kuvend./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë