Loading…
Gipsy Groove, fushatë artistike për lirinë e lëvizjes
  • Jan 10, 2017 | 13:01

...

 Gipsy Groove, bendi që sjell diversitet kulturor, paralajmërojnë një turne në Evropë.

Dy prej anëtarëve të bendit vitin e kaluar kishin munguar në performancat e planifikuara në tri vende evropiane, për arsye të vizave. Tani kanë menduar të realizojnë një turne në Evropë, si një fushatë artistike në mbështetje të njerëzve që nuk e kanë të drejtën të udhëtojnë lirshëm.

Ata do të vizotojnë vendet si Serbia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Italia, Zvicra, Franca, Gjermania, Hollanda dhe Belgjika, dhe për këtë i duhet ndihma e qytetarëve

‘’Të dashur miq, unë do të doja me mirësi të ju  kërkoj që të na ndihmoni në qoftë se ju mundeni. Gipsy Groove është duke planifikuar për të udhëtuar nëpër Evropë me fushatën artistike në mbështetje me të gjithë njerëzit e tjerë të cilët nuk kanë të drejtë për të udhëtuar lirshëm, si kosovarët, njerëzit  e vetëm në Evropë që ende nuk mund të lëvizin lirisht’’ ishte kërkesa të cilën e postuan përmes rrjeteve sociale

Për të bërë  këtë të mundur ata kanë nevoj  për kontakte dhe rekomandime për vende / bare / festivale ku mund të performojnë  më të cilën do të përhapin  muzikën, dashurinë e tyre dhe të tregojnë se të drejtat e njeriut janë universale dhe se askush nuk është I paligjshëm.

Turneu i tyre do të nisë me 28 mars dhe do të zgjasë deri më 12 prill të këtij viti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë