Loading…
Gjashtë shenja të tumorit të rrezikshëm të cilat nuk duhet injoruar
  • 04/09/2017 | 14:31

...

Nëse ju paraqitet në lëkurë bengu i madh i zi aty ku më herët nuk e keni pasur, duhet ta vizitoni mjekun. Ai është një prej simptomave kryesorë të kancerit të lëkurës, por beng të rinj nuk janë simptoma të vetëm të kësaj sëmundje vdekjeprurëse.


Madje një e treta e melanomave zhvillohet nga bengët ekzistues të cilët i keni një kohë të gjatë në lëkurë, por arsye për panik nuk ka derisa në ta nuk shihni ndryshime të caktuara.

  1. Bengu asimetrik

Bengu i cili është nga të gjitha anët njësoj zakonisht nuk është i rrezikshëm dhe fjala është për rritje beninje, por nëse bengu është i formës “së çuditshme” duhet të vizitohet mjeku.

  1. Bengu me qoshe të parregullta

Te rritjet beninje, qoshet janë mjaftë të qarta. Por kur është fjalë për rritje malinje qoshet janë të lidhura me lëkurë dhe vështirë dallohen.

  1. Bengu me ngjyra të ndryshme

Bengu beninj zakonisht është i tërë ngjyrë kafe, qoftë të çeltë apo të errtë. Por nëse bengu ka disa nijanca të ngjyrës atëherë paraqet rrezik të mundshëm.

  1. Bengu i madh

Nëse bengu është i madhësisë së gomës në laps, fjala është për rritje beninje, por nëse është më i madh se ajo, duhet shkuar te mjeku për mendim të specialistit.

  1. Bengu zhvillohet

Kushtoni vëmendje bengëve të juaja. Nëse vëreni çfarëdo ndryshimi, ju dhemb, ju kruhet, janë të përgjakur apo të ashpër, menjëherë shkoni te mjeku.

  1. Një beng nuk duket si tjerët

Nëse të gjitha bengët në trup i keni të ngjashëm, por njëri dallon dukshëm, mund të jetë arsyer për brengë. Për shembull, nëse të gjitha bengët janë me ngjyrë më të errët ndërsa njëri me ngjyrë më të çeltë, mund të bëhet fjalë për rritje malinje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë