Loading…
Gjen një portofol në rrugë, i merr paratë dhe i lë një mesazh interesant pronarit
  • 20/01/2018 | 14:12

...

Një 28-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur portofolin gjatë një koncerti dhe  pas dy javësh iu është kthyer por kishte edhe një mesazh interesant brenda tij.


Personi që kishte gjetur atë i kishte marrë paratë, por kartelat e bankave dhe dokumentet tjera vendosi t’ia kthejë pas dy javësh, duke  e falënderuar që kishte para në të, pasiqë falë tij kishte blerë marijuanë, transmeton gazetametro.net

Reilly Flaherty, pronari i portofolit po kontrollonte kutinë e postës, kur gjeti një letër të shkruar me dorë dhe firmosur nga një person anonim.

Në brendësi të zarfit, ishte patenta e tij me kartën e kreditit. “I dashur Reilly Flaherty!”, niste teksti i letrës. “Gjeta portofolin tuaj. Mendova që të jap patentën dhe kartën e kreditit sepse janë shumë të rëndësishme. Por paratë i mora, sepse me ato bleva marijuanë dhe portofolin e mbajta, sepse ishte shumë i lezetshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë