Loading…
Gjenden tri femra të masakruara në kufirin Greqi-Turqi
  • 11/10/2018 | 12:35

...

Tri femra janë gjetur të vrara afër kufirit të Greqisë me Turqinë.


Dy gratë dhe një vajzë u gjetën me fyt të prerë dhe besohet se ishin emigrante, transmeton gazetametro.net.

Viktimat thuhet se janë me origjinë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia, mirëpo identitetet i tyre nuk dihet akoma.

Një ekzaminim i trupave të tyre tregon se që të trija u vranë rreth 4 ditë më parë, kështu ka thënë kolonel Pavlos Pavlidis gjatë së mërkurës.

‘Është e kuptueshme që është një veprim kriminal. Ato u gjetën me fyta të prerë’, ka thënë ai për Associated Press.

Femrat besohet të jenë të moshave 30, 21 dhe 15 vjeçare, derisa pritet që së shpejti t’u bëhen edhe teste të ADN’së në mënyrë të kuptohet nëse ato kanë lidhje familjare mes vete.

Ndërsa, policia ka bërë të ditur se ende nuk dihet se kush i vrau të trija dhe se po punohet drejt zbardhjes së çështjes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë