Loading…
Gjendet një femër e vdekur në Prishtinë, policia tregon detajet
  • 11/10/2018 | 22:07

...

Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja në një banesë rreth orës 18:00 të enjten në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Aktualisht policia është në ndërmarrje e sipër të veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve të tij. Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonalë kanë prezantuar edhe specialistë të forenzikes rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko-ligjor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë