Loading…
Gjendet një kështjellë 3 mijë vjeçare në fund të liqenit
  • 25/11/2017 | 10:54

...

Një qytet i humbur tre mijë vjeçar është gjetur nga zhytësit në liqenin turk Van. Kështjella besohet të jetë ndërtuar gjatë kohës antike të mbretërisë Urartu, ndërmjet shekullit nëntë dhe gjashtë para erës së re.


Kështjella është zbuluar nga hulumtuesit e Universitetit  Juzunxhu Jil në bashkëpunim me ekipin e zhytësve.

Edhe pse me shekuj ishte nën ujë, në bazë të pjesës së dukshme mendohet se muret janë të larta ndërmjet tri deri katër metra.

Liqeni në të cilin është gjetur kështjella është i vjetër 600.000 vjet, andaj është shumë e çuditshme gjetja e një kështjelle nën ujë, thonë arkeologët.

Urartu ishte mbretëri antike në Armeni, në territorin e të cilës sot janë pjesë të Turqisë, Armenisë dhe Iranit.

Liqeni Van konsiderohet vend i rëndësishëm për civilizim.

Ky nuk është zbulimi i parë në këtë liqen. Vitin e kaluar janë gjetur stalagmite në sipërfaqe prej 2.253 metra katrorë.

Më herët gjatë këtij viti janë gjetur edhe pjesë të anijes ruse, për të cilën mendohet se i takon vitit 1948.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë