Loading…
Gjendet pasuri e humbur naziste në det: Ja se si një shqiponjë e bronzit prej 350 kilogramëve do t’i ndihmojë këtij shteti! ((Foto)
  • 10/08/2017 | 18:59

...

Një shqiponjë e madhe me emblemën e  nazistëve, e cila është gjetur para 10 viteve, mund t’i  sjell miliona dollarë Uruguay- it, por edhe t’ia rigjenerojë ushtrinë e tyre.


Admiral Graf SPI ka qenë një luftanije gjermane e cila ishte nisur në vitin 1932, por shtatë vjet më vonë ajo është  sulmuar në brigjet e Uruguay- it, transmeton gazetametro.net

Është shpërndarë lajmi që në këtë anije ka pasur një pasuri të madhe naziste. Në vitin 2006 një ekip e udhëhequr nga Alfredo Etchegaray ka arritur ta gjejnë shqiponjën e bronztë me emblemën e naziste, ndërsa këtë hulumtim pjesërisht e ka financuar qeveria uruguane.

Kjo shqiponjë është e gjatë 2 metër, e gjerë 2,8 metër, ndërsa peshon 350 kilogramë. Për një kohë ka qenë e ekspozuar, mirë po pastaj u hoq dhe mbrohet nga ushtria.

“ Historia duhet të jetë në sy të publikut, që të mund të përmirësoheshin gabimet e kaluara. Shqiponja është e futur në një kuti ku dhe ruhet nga ushtria. Nuk është në shitje dhe nuk është e ekspozuar, ne duam vetëm të na falënderojnë për mundin tonë”, ka thënë Etchegarey.

Mirë po çmimi mund të mbërrijë edhe shumën prej 55 milion dollarë. Gjykata e lartë ka vendosur, që të ju takoj “gjuetarëve të kësaj pasurie”  50% e shumës, në rast që ajo vendoset të shitet. Ndërsa
Jorge Gandini, përfaqësues i Uruguay- it ka thënë se është më mirë që kjo shqiponjë të shitet dhe 50% i shumës të investohet në përforcimin e ushtrisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë