Loading…
Gjendet skeleti i fëmijës jashtëtokësor i vjetër 2 mijë vjet | VIDEO
  • 28/07/2017 | 15:39

...

Skeleti i fëmijës me kafkë të deformuar dhe të zgjatur është gjetur në Krime, gjë që ka nxitur edhe më tepër teoritë se në të vërtetë bëhet fjalë për mbetjet e një jashtëtokësori, përcjell Gazeta Metro.


Arkeologët hasën në këtë zbulim të pazakontë afër fshatit Jakovenkovo, në lindje të Krimesë. Konsiderohet se skeleti daton nga shekulli i dytë, dhe se vet fëmija ka pasur një vit e gjysmë.

Për shkak të ndërtimit specifik të kafkës i gjithë vend-zbulimi u quajt “varri i jashtëtokësorit”.

Megjithatë, ekziston sqarimi edhe për këtë fenomen.

Shumë kultura kanë praktikuar që në mënyrë artificiale ta deformojnë formën e trupit, dhe shpesh kjo është kryer pikërisht te fëmijët e vegjël kafka e të cilëve është më fleksibile. Në këtë mënyrë pjesëtarët e komunitetit janë dalluar sipas statusit social, transmeton gazetametro.net

Sarmatët, të cilët kanë jetuar në rajonin e Krimesë së sotme, kanë zbatuar këtë traditë, pretendojnë arkeologët. Afër skeletit është gjetur edhe një byzylyk i bakrit, margaritarë dhe enë qeramike.

Natyrisht, gjithmonë do të ketë prej atyre të cilët besojnë se kafkat e pazakonta i takojnë jashtëtokësorëve.

Sipas një teorie e cila fitoi popullaritet  në vitet e 60’ta të shekullit të kaluar, qeniet jashtëtokësore nga planetët e largëta i kanë “mbjellë” njerëzit në Tokë gjatë një eksperimenti intergalaktik. Zbulimi i skeleteve të tilla pikërisht do të vërtetonte pohimin se jashtëtokësorët qysh para 2.000 viteve e kanë vizituar planetin tonë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë