Loading…
Gjenerali amerikan paralajmërim sensacional: Amerika e humbë luftën me Korenë Veriore
  • 11/11/2017 | 17:38

...

Një ndër gjeneralët më të lartë të ushtrisë amerikane ka bërë një deklaratë sensacionale lidhur me tensionet nëpër të cilat po kalon SHBA’ja dhe Koreja e Veriut kohët e fundit dhe frikën që Trump mund të nisë një pushtim të madh në shtetin komunist, transmeton Gazeta Metro.


Sipas gjeneralit Jan-Marc Jouas, që drejton bazën amerikane në Korenë Jugore, thotë që nëse lufta mes dy shteteve do të fillonte nesër, Amerika do ta humbte.

Sipas tij, shteti i Kim Jing-un ka një ushtri jashtëzakonisht të madhe dhe që e tejkalon edhe numrin e ushtarëve të ushtrisë amerikane. Deklarata ka tronditur amerikanët, sidomos pasi ajo vjen nga një gjeneral që vepron shumë pranë Koresë Veriore.

Në një letër që gjenerali ia dërgoi Presidentit, thuhet që 28,500 ushtarët jugkoreanë dhe amerikanë janë pak krahasuar me ata verikoreanë. Në një luftë eventuale, ato forca do të përballeshin edhe me armë kimike dhe vështirësi në evakuimin e civilëve.

Shumë gjeneralë të ushtrisë amerikane kanë paralajmëruar Presidentin Donald Trump për rrezikun që i kanoset vendit në rast lufte, pa llogaritur fare në këtë çështje armët bërthamore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë