Loading…
Gjenerata e vitit 1998 ndihmojnë 10 familje me nga 300 euro, në 20 vjetorin e maturës
  • 14/06/2018 | 14:14

...

Pak ditë më parë, një grup miqsh në Prishtinë që para 20 vjetësh kishin qenë shokë e shoqe të shkollës, festuan 20 vjetorin e maturës.


Secili nga pjesëmarrësit në këtë organizim kishte paguar 40 euro, dhe tash krejt paratë e mbledhura po ndahen për familjet skamnore.

Një nga organizatorët e këtij ribashkimi ka thënë se nga mjetet e tubuara sot kanë mbështetur 10 familje me nga 300 euro.

Këto mjete janë ndarë sot për këto familje, nga dy anëtaret e Këshillit Organizativ të Maturës së vitit 1998, Burbuqe Godanci dhe Ariana Kasapolli. Përzgjedhja është bërë edhe me ndihmën e RTV21.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë